Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale.
Në një moment gjatë intervistës, moderatori i njohur e pyet në lidhje me Blendi Fevziun, duke qenë se kanë punuar një kohë të gjatë bashkë
“Çfarë marrëdhënie ke sot me Blendi Fevziun”, e pyeti Sharka dhe Zeqo tha duke qeshur ‘e kam zemër’.
“Jemi shumë miq të mirë. A e di si është marrëdhënia me Blendin? Është e përjetshme. Kur ke punuar mbi 15 vite me një njeri përditë, mëngjes, drekë, darkë, mendoj se ti ke kaluar çdo sfidë të mundshme. Patjetër që ka pasur dhe ka momentet e veta të ngërçeve, por kemi një marrëdhënie shumë të mirë, shkojmë shumë mirë. Shkojmë mirë, kemi një marrëdhënie të mirë. Unë sa herë që e marr në telefon, edhe tani po ta marr… Tani jo, se është në Indi, është duke folur për lopët e bekuara dhe ritet fetare që kanë karakteristike andej (qesh). Blendi e ka trajtësuar një pjesë të rëndësishme të karrierës sime. Puna me “Opinion” ka qenë një punë shumë e rëndësishme dhe e kam shijuar shumë. Kështu që është një marrëdhënie e mirë. Por Blendi është pak i vështirë, nuk është i lehtë…”, tha gazetari i njohur.



