Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur për jetën e tij personale, nga njohja me partneren, lindjen e djalit dhe dasmën që bënë pak ditë më parë.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Ke menduar ndonjëherë të marrësh pjesë në tjetër format, për shembull në  “Big Brother”? Ti e ke provuar një format para disa vitesh, më vëmendje të madhe, u duk që e menaxhove atë vit. “Big Brother” është tjetër gjë, ti vetë e ke menduar, e ke projektuar veten aty? Apo nuk luan dot tani që je i martuar aq guximshëm?

Andi: Nuk është e thënë se do luash, ka lloj-lloj mënyrash për të luajtur. “Big Brother” për mendimin tim është për të hequr merimangat, domethënë për njerëzit si puna ime që ka shumë vite që është shkëputur nga puna e ekranit dhe do të shkojë në “Big Brother” për të rikthyer vëmendjen. Ideja është se nëse ti e bën këtë lloj gjëje, duhet me pas një background shumë të madh që ta shfrytëzosh atë gjënë. Jo vetëm të shkosh aty, njerëzit u kujtuan se kush është Andi dhe pas 3 muajsh vazhdon prapë kjo jeta e shpejtë e Tiranës dhe u harrove po prapë.

Nëse do më vijë ftesa këtë vit dhe do kem një gjë të organizuar mirë për veten time, që do më presë jashtë, me kënaqësi që do të shkoja. Nëse nuk do të kem, nuk do ta merrja fare përsipër. Është një eksperiencë që ndoshta çdo njeri duhet ta provojë një herë në jetë. Është shumë e bukur dhe ne kemi ndjekur të gjithë “Big Brother”. Për mua si person nuk ja vlen nëse nuk ke këtë background pas, që ti marrësh frytet tamam asaj gjëje.