Futbollisti shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për marrjen e një certifikate të rreme vaksinimi kundër COVID-19. Vendimi i Prokurorisë parashikon 50 kuota ditore, me vlerë 3 mijë franga secila. Në total, shuma e gjobës arrin në 150 mijë franga zvicerane, ose rreth 14.75 milionë lekë.

Megjithatë, Xhaka nuk do të duhet ta paguajë gjobën, nëse gjatë periudhës së provës prej dy vitesh nuk kryen një tjetër shkelje. Ndërkohë, futbollisti ka bërë të ditur se shpenzimet e procedurës janë paguar prej tij.