Një tjetër pretendim është bërë lidhur me videot intime të kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Këngëtari Labinot Rexha ka deklaruar se në materialet për të cilat po flitet shfaqet edhe një personazh që ka qenë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.

Rexha nuk ka bërë të ditur emrin e personit, ndërsa ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një ish-banor të reality shoë-t. Deklarata vjen në një kohë kur rreth videove private janë përmendur emra të ndryshëm personazhesh të njohur, ndërsa disa prej tyre kanë mohuar publikisht çdo lidhje me materialet.