Ai mund të jetë një nga futbollistët më të mëdhenj në botë, por pushimet e tij të fundit kanë treguar se edhe ai nuk i shpëton “detyrave klasike” të një të dashuri.

Është fjala për Kylian Mbappe. Pas përfundimit të Kupës së Botës, sulmuesi i Real Madridit dhe aktorja spanjolle Ester Expósito nuk po e fshehin më lidhjen e tyre. Çifti është fotografuar gjatë pushimeve luksoze në Mesdhe, ndërsa pamjet e tyre janë bërë virale në mediat rozë dhe rrjetet sociale

Një nga momentet që mori më shumë vëmendje ishte ai ku Mbappe shihet duke i bërë fotografi Esterit në bordin e një jahti. Fillimisht ai përdor një aparat fotografik digjital, ndërsa më pas vazhdon me telefonin celular, teksa aktorja pozon nën sfondin e detit.

Pak ditë më vonë, vetë Mbappe publikoi në “Instagram” një album nga pushimet. Mes fotove ishte edhe një shkpreje ku ai shfaqet duke mbajtur disa fustane në krahë gjatë shopping-ut, një skenë që u komentua gjerësisht në internet.

Fansat nuk humbën rastin të bëjnë shaka, duke shkruar se, pavarësisht se është një nga futbollistët më të famshëm në botë, Mbappe vazhdon të kryejë të njëjtat “detyra të të dashurit” si çdo mashkull tjetër: të mbajë çantat, rrobat dhe të bëjë qindra fotografi derisa partnerja të gjejë këndin perfekt.

View this post on Instagram

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Fotot e pushimeve kanë shtuar edhe më shumë interesin për jetën private të yllit francez, ndërsa çdo dalje e tij me Ester Exposito vazhdon të bëhet menjëherë virale në rrjetet sociale.