Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo, ka ndarë së fundmi një moment shumë të ëmbël me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar në “Instastory” një fotografi mjaft të ngrohtë ku shfaqet i buzëqeshur mes dy njerëzve shumë të rëndësishëm për të: nënës së tij dhe partneres, Selin Bollati.

“Familja”, ka shkruar ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri krahas këtij imazhi të bukur, i cili është pritur me entuziazëm nga fansat e tij.
Çifti shumë i dashur për publikun po kalon disa ditë të bukura në Kosovë. Më konkretisht, ata ndodhen në Istog, në vendlindjen e Gimbos. Për t’iu bashkuar partnerit të saj dhe për të kaluar kohë me familjen e tij, fituesja e BBV 5, Selin, ka udhëtuar ditën drejt Kosovës.


