Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj janë një nga çiftet më të komentuar të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”. Tani që reality show ka përfunduar, fansat e tyre janë shumë kuriozë që të dinë se çfarë po ndodh mes tyre.
Dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të gjithë pyesin nëse janë bashkë apo janë ndarë.
Së fundmi, Dj Gimbo ka publikuar në llogarinë e tij në “Instagram” dy fotografi që kanë marrë menjëherë vëmendjen.
“Around the 🌍”, ka shkruar ai krahas imazheve që kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pafund.
E komenti që ra direkt në sy ishte ai i fitueses së BBV, e cila i shkruan:
“Pres unë…”.
Ndërkohë DJ Gimbo i ka kthyer menjëherë përgjigje duke i thënë:
“Erdhaa”, si dhe ka lënë një emoji puthje.
Me këto komente, Selin dhe Gimbo lënë të kuptojnë se janë bashkë dhe se çdo gjë shkon mirë mes tyre.
Kujtojmë se në një intervistë për “Goca dhe Gra”, balerina e njohur u shpreh se tiparet e Gimbos i ka manifestuar në partnerin e ardhshëm.
Sa i përket romancës me ish-banorin, ajo u shpreh se fillimet kanë qenë të vështira, por do t’a zgjidhte sërish atë partner.
“Gimbo është djalë fantastik, tiparet do t’i zgjidhja edhe jashtë atyre mureve, në këtë jetë dhe në tjetrën”, u shpreh Selin.





