Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP” ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luiz Ejllin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij, pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

Prej disa kohësh ai është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat konkurrente të  spektaklit të “She’s On Top” në Top Channel.

Por jo vetëm kaq, pasi Kristi është mjaft aktiv edhe në profilin e tij në “Instagram”, ku së fundmi ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e shumtë.

Pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, e Kristi duket se ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjithave. Por vëmendje të madhe ka marrë një përgjigje e tij në lidhje me Dea Mishel.

“Ça e ke Dean”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit Kristi i është përgjigjur: “Ish-bashkëbanorë”.

Ndërkohë një fans tjetër i jep një këshillë atij që të ndryshojë stilin e veshjes, madje i thotë që të kërkojë ndihmën e Deas, pasi ‘vishet bukur dhe është vajza me gusto në BBV’.

Në këtë “Instastory” Kristi thjesht ka etiketuar Dea Mishel dhe i thotë ‘të lutem’.

Kujtojmë se brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, dy ish-finalistët patën një raport mjaft të mirë, sidomos muajin  fundit. Edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ata kanë vijuar t’a ruajnë këtë miqësi.

Gjithashtu Kristi dhe Dea janë komentuar herë pas here për një lidhje të mundshme, por që të dy i kanë hedhur poshtë këto thashetheme.