Aktorja e njohur, Heather Locklear, është parë së fundmi duke vepruar çuditshëm në Malibu, duke shkaktuar frikë për shëndetin e saj. Në fotot e siguruara nga “The Post”, 61-vjeçarja shihet e ulur në dritaren e një ndërtese dhe duke folur me… veten.

Locklear, e cila ka një histori abuzimi me substancat dhe probleme të shëndetit mendor, u shfaq e paqëndrueshëm dhe në gjendje të keqe. Gjashtë herë kandidatja për Golden Globe shihet duke folur me zë të lartë teksa është ulur në shkallët e ndërtesës.

Sjellja e saj e çuditshme vjen pasi miqtë shqetësohen se aktorja mund të ketë filluar të pijë sërish. I fejuari i saj, Chris Heiser e la atë për takim dhe e priti në parking për gati një orë.

Locklear iu rikthye aktrimit në vitin 2021. Ishte roli i saj i parë që nga ‘mbidoza’ në vitin 2018, e cila u pasua nga një periudhë rehabilitimi e më pas solli arrestimin e saj për sulmin ndaj një punonjëseje.