Edhe tani që “Big Brother VIP” ka përfunduar, fansat vëzhgojnë me vëmendje çdo lëvizje dhe veprim të Luiz Ejllit. Duke qenë se nuk e shohin më non stop në televizion, ata e kanë kthyer vëmendjen te profili i tij i “Instagram”-it.

Teksa flasim për botën virtuale, u krijua një zhurmë e madhe për llogarinë e tij në këtë rrjet social gjatë kohës që ai ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku ai kishte fituar mijëra ndjekës brenda një kohe të shkurtër.

Duke qenë se një llogari iu mbyll në “Instagram”, partnerja e tij dhe ish-banorja e BB VIP, Kiara Tito, i hapi një të ri, për t’i kaluar më pas Luizit, i cili pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëi, tha se është i vetmi rrjet social që ai ka të hapur.

Por, ditën e sotme, edhe llogaria e “Instagram”-it me emrin ‘It’s Luiz Ejlli’ tashmë nuk figuron dhe një kërkim i thjesht lë të kuptohet se ajo është zhdukur.

Se çfarë ka ndodhur me këtë llogari dhe nëse do të mund të rikthehet sërish mbetet për t’u parë. Por me siguri që fansat e tij janë mërzitur nga ky fakt.