Aktori i famshëm, Johnny Depp është parë para pak ditësh i fashuar në këmbë, e duke përdorur një bastun. ‘Daily Mail’ ka publikuar disa imazhe që kanë shqetësuar të gjithë fansat e aktorit.

Depp shihet duke dalë nga një hotel në qytetin e Mançesterit, me fashën dhe bastunin. Sipas raportit, ylli i kinematografisë pësoi një ndrydhje serioze të kyçit të këmbës gjatë performancës së tij muzikore. Në moshën 60-vjeçare, Johnny nuk mund të performojë më aq sa e bënte në të kaluarën.

Depp do të duhet të përballet me dhimbjen në këmbë, por nuk ka asnjë indikacion se do të ketë ndonjë lloj anulimi të turneut ku ai po merr pjesë. Ka edhe pamje të 60-vjeçarit duke luajtur në skenë me allçi. Është e pakëndshme të luash në ato kushte, por Johnny e bëri për fansat.

Pavarësisht këtij dëmtimi të rëndë, Johnny është ende i buzëqeshur kudo që shkon dhe është gjithmonë në humor të mirë. Pasi doli nga gjyqi kundër Amber Heard, Depp i është rikthyer jetës së tij të punës pothuajse pa asnjë problem.