Një grua 92-vjeçare ka zbuluar se sekreti i pamjes së saj rinore qëndron në aftësinë e saj për të përqafuar plakjen pa shqetësime të tepërta.

Joan Richmond-Woodhouse, e cila tashmë është edhe stërgjyshe, është bërë shumë virale në rrjet. Ajo ka thënë se duket të paktën 30 vjet më e re se mosha e saj aktuale.

Duke shfrytëzuar këtë vëmendje, stërgjyshja tani ndaj video duke zbuluar këshillat e saj për të ruajtur shkëlqimin e saj të përjetshëm.

Këshilla e Joan Richmond-Woodhouse është e drejtpërdrejtë, ‘jepini përparësi mirëqenies dhe kënaqësisë suaj duke hequr dorë nga shqetësimet’.

“Për të qenë të lumtur, duhet të ndaloni së stresuari për gjërat. Dua të them, është qesharake. Nuk është mirë të shqetësohesh, fundja kjo është thjesht jeta. Nëse e shijon jetën, do të dukesh si unë”, tha 92-vjçarja.