Shtëpia e “Big Brother VIP” është pushtuar nga letrat higjienike. Jo vetëm brenda, por edhe në oborrin jashtë është e njëjta situatë.
Banorët kur janë zgjuar kanë parë shtëpinë se si është transformuar. I pari ka qenë Qetsor Ferrunaj, i cili për të shkuar nga një ambient në tjetrin, kishte për të kaluar peripecitë nga letra higjienike.
Ndërkohë pritet të zbulohet se çfarë misioni ka Vëllai i Madh për banorët.
Kujtojmë se mbrëmë, Vëllai i Madh u kishte dhënë të gjithë banorëve nga një tullumbac, për të cilin duhej të kujdeseshin. Nga ana tjetër, Kiara Tito kishte si mision që të shponte ato, por banorët e kuptuan menjëherë.