Teksa të gjithë banorët ishin duke bërë muhabet në oborr, Ermiona u thirr që të shkonte te dhoma e rrëfimit. Por duke qenë se akoma janë të lidhur me litar, duhej që të shkonin bashkë me të edhe pjesëtarët e grupit që janë Kiara, Dea, Beati dhe Olta.
Por Dea tha që të mos lëviznin pasi nuk ndihej mirë. Menjëherë i erdhi në ndihmë Beati, i cili i tha që ta merrte në krah.
E teksa Dea u vendos në kurriz të Beatit, sapo nisën që të ecnin Vëllai i Madh u tha që të ngrinin.
Pasi Vëllai i Madh tha shkriva, duke qeshur Armaldo tha: “Mban Beati, mban”.