Fansat e Rita Orës aktualisht po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga ylli i muzikës pop, pasi ata shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e kopjeve të ‘firmosura’ të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 25 funte (29 euro).
Fansat e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, janë duke bërë thirrje për kthimin e parave nga ylli i muzikës pop, pasi ata shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e kopjeve të ‘firmosura’ të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 25 paund (29 euro).
“Daily Mail” shkruan se fansat e Orës kanë vënë re dallime me shkrimit të dorës të skalitur në koopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga vet këngëtarja e famshme në eventin e dhënies së albumit me nënshkrim.
Njëri shkroi në rrjetet sociale: “Shkrimi i dorës dhe nënshkrimi duken shumë ndryshe nga pllaka ime që kisha në një CD të nënshkruar? Shpjegohuni ju lutem”.
Një tjetër përdorues i X (ish-Twitter) u përgjigj me një e-mail nga dyqani i diskografisë përmes së cilës ata blenë albumin, “Banquet Records”.
Në e-mail, kompania thotë: “Ne donim t’ju sigurojmë se kemi folur me ekipin e Ritës që ishte me të atë ditë dhe ata kanë konfirmuar se ajo ka nënshkruar albumet dhe gjithashtu ka publikuar një video të saj duke i bërë ato në Time”.
Në një përpjekje për të promovuar albumin e saj të fundit, “You & I”, i publikuar më 14 korrik, Ora ka qenë në turne në Mbretërinë e Bashkuar duke nënshkruar kopje për fansat e zjarrtë, duke vizituar pesë qytete brenda një dite, duke përfshirë Liverpoolin.