Modelja e njohur shqiptare, Erjona Sulejmani, ka zgjedhur që disa nga ditët e nxehta të gushtit t’i kalojë në plazhet e jugut të Shqipërisë, për të shijuar bukuritë e vendit tonë.

Por sigurisht, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit nuk ka harruar të postojë fotot e saj të zakonshme provokuese, të cilat siç është bërë zakon, marrin mijëra pëlqime nga ndjekësit e modeles.

Këtë herë ishte një foto me bikini, ku Erjona tregonte hiret e saj, për të bërë edhe më të nxehta këto ditë për ndjekësit e shumtë.