“T’i kom dhon krejt” dhe “M’i ke dhon krejt”, janë dy rreshta nga këngët e reja të Dafinës dhe Ledrit që po bëjnë namin në rrjet.

Shumë fansa vunë re që kënga e re e Dafit në bashkëpunim me Elgit Dodën e titulluar “Si mua”, kishte një pjesë teksti të ngjashme me një varg të Ledri Vulës. Por ajo që ka “nxehur” rrjetin ka qenë një koment i lënë së fundmi nga Ledri në një postim të këngëtares.

“T’i kom dhon krejt”- ka qenë komenti i Ledrit në postimin e saj të fundit që ka marrë shumë vëmendje. Pas kësaj, Dafina e ka fshirë komentin.