Takimi i Laurës dhe Arbit ka shkaktuar jo pak diskutime në studion e “Për’puthen”. Një takim “hot” me plot kuptimin, me pyetje dhe përgjigje tejet pikante.

Madje gjatë një loje me shotsa, Arbi e pyeti Laurën “se çfarë pozicioni i pëlqen në shtrat”, por ajo refuzoi të përgjigjej dhe vendosi që të pinte.

Më pas ai e pyeti se cili është vendi më i çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie, e Laura sërish vendosi që të mos përgjigjej.

Por e pyetur nëse e “tërheqin vajzat”, konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh:

“Pak, mendoj se format e femrave, nga ana artistike, janë më të bukura se të një mashkulli. Por të kem një marrëdhënie me një femër nuk e di”.

Menjëherë Arbi e pyeti nëse ka puthur një vajzë dhe ajo bëri deklaratën e fortë duke thënë: “Po”.