Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen” u transmetua takimi i Laurës me Arbin. Ky takim ishte aq “hot” pasi loja që bënë kishte pyetje mjaft pikante.

Laura refuzoi që t’i përgjigjej pyetjes në lidhje me pozicionin e pëlqyer në shtrat, ndërsa Arbi që të mos pinte shots tha menjëherë: “Ai tradicional”.

Kur u pyet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie, Arbi tha në “det, natyrë, tren, në autobus”.

Më pas konkurrentja e “Për’puthen”, e pyeti Arbin se “cila është gjëja më e çuditshme që ke kërkuar në ‘google’?”.

“Duke qenë se kam punuar me lodra seksi, mund të gjesh një kronologji shumë të gjatë”, tha ai.

Menjëherë ajo i bën pyetjen e radhës ku i thotë: “Cila është lodra seksi që ti ke përdorur në një marrëdhënie?”.

“Po më vjen etje”, tha Arbi duke refuzuar që t’i përgjigjej pyetjes pikante dhe duke pirë një shots.