Këngëtarja shakira la përfundmisht Barcelonën, për të nisur një jetë të re me djemtë e saj në Majemi, pas tradhtisë së Pique.

Së fundmi është zbarhdur dhe telefonata e fundit që është zvhilluar mes dyshes, vetëm dy ditë para se këngëtarja të largohej nga Spanja.

Ishte shfaqja televizive “Fiesta” e cila bëri publike përmbajtjen e telefonatës së fundit mes ish-çiftit. Ata zbuluan se në këtë komunikim janë shkëmbyer disa fjalë që nuk i kanë pëlqyer aspak ish-yllit të Barcelonës.

“Pique është i zemëruar, ai nuk dëgjon për arsye”, u shpreh “Fiesta”.

Ndërsa për Shakirën thuhet se nuk e priste këtë reagim të Pique-s.

“Ajo është e mërzitur sepse biseda e tyre e fundit nuk ishte aq miqësore sa shpresonte”, shtoi programi.

Shpërngulja e papritur e këngëtares kolumbiane në Shtetet e Bashkuara mund të ketë ndodhur për faktin se ajo u dëbua nga shtëpia ku jetonte në Barcelonë, pasi më 13 mars mori një letër ku i kërkohej të largohej nga shtëpia para 30 prillit.

Shtëpia ku ajo jetoi është në emër të BCN TWO&TWO SL, një kompani, administratori i së cilës është Joan Pique, babai i Gerardit. Edhe pse kishte kohë deri më 30 prill, këngëtarja e “Te Felicito” vendosi të transferohej menjëherë në Miami.

Përveç kësaj, lëvizja u bë e mundur për shkak se babai i saj William Mebarak është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet më 11 prill në shkollën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara.