Edhe pse Shakira aktualisht po kalon një periudhë jo të mirë me Gerard Pique, ajo vazhdon të jetojë me fëmijët e tyre në shtëpinë e familjes dhe kjo ndodhet pranë një prone të prindërve të ish-futbollistit. Kjo ka çuar në konflikte të ndryshme gjatë javëve dhe muajve të fundit, një prej të cilave përfshin një kukull shtrigë.
Besohet se ky manekin që duket si një shtrigë u vendos për herë të parë në një nga ballkonet e Shakirës në nëntor dhe u pozicionua përballë me shtëpinë e ish-vjehërrit të saj. Kjo thuhet se ka mërzitur Montserrat Bernabeu, nënën e Pique, e cila besohet se ka kërkuar që të hiqet.
Përfundimisht ishte hequr prej disa javësh, por këtë të enjte është rishfaqur kukulla shtrigë, me një pelerinë të zezë që fluturon nga era dhe me gishtat e drejtuar nga shtëpia e prindërve të Pique.
Ky nuk ishte i vetmi problem mes fqinjëve. Një tjetër kishte të bënte me faktin se pjesa e famshme e këngëtares ‘BZRP Music Sessions #53’ po luhej me zë të lartë në shtëpi, aq sa vjehrri i saj mund ta dëgjonin aty pranë.
Shakira gjithashtu vendosi një gardh midis pronave, duke bllokuar rrugët që më parë kishin qenë të lira dhe të hapura.