Destinacioni i fundit që ka vizituar moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka qenë Japonia. Teksa shumë të famshëm ose jo në këtë periudhë zgjedhin vendet ekzotike, moderatorja ka preferuar të eksplorojë këtë shtet.

E bukura e udhëtimeve sigurisht është kultura ndryshe që përballesh dhe së fundmi shtyrë nga një ndjekës Fjoralba ka rreshtuar disa nga sjelljet dhe rregullat e çuditshme që i bënë përshtypje atje.

“Fjala më ofenduese është idiot”, “ Nuk lejohet të hash apo pish në rrugë”, “Nuk mund të flasësh në stacione metrosh”, janë vetëm disa nga gjërat që ka nxjerrë Ponari.

Në këtë “Instastory” mund të lexoni edhe një sërë “rregullash” të tjera që duhet pranuar tingëllojnë ndryshe:

“Shumë të sjellshëm

Punojnë më shumë dedikim (deri në 18h në ditë)

Fëmijët që 5 vjeç lëvizin pa prindërit

Fjala më ofenduese është ‘idiot’

Hanë shumë vetëm dhe është totalisht normale për ta

Kumari është ilegal, por kanë një lojë fati alternativë, që quhet pachinko

Nuk duhet të flasësh në stacione metrosh/ transport publik.

Nuk duhet të lënë bashkish, sepse zhvlerëson punën e tjetrit.

Nuk lejohet të has/pish në rrugë

Nuk ka kosha plehrash asgjëkund

Shumë të kuruar, por pjesa dërrmuese minimaliste

Nuk vijnë asnjë lloj arome (që në verë sidomos është bekim)”.