Futbollistë që kacafyten, thumbimet publike ndaj trajnerit dhe histori nga jashtë fushës së lojës që po dalin në dritë nga rrjetet sociale; gjithçka po ndodh te Reali i Madridit këtë vit. Rasti më i fundit sheh si protagonist, Eder Militao, Vinicius Junior dhe ish-të fejuarën e këtij të fundit Virginia Fonseca.
Gjithçka nisi nga një postim në “Instastory” të kësaj të fundit që deklaronte ndarjen nga fantazisti brazilian në mënyrë surprizë duke qenë se të enjten influencerja ishte në shkallët e Bernabeut për të ndjekur ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Oviedos.
Sipas disa të përditshmeve braziliane, pas ndarjes mes Virginias dhe Vinicius qëndronte një festë e organizuar nga Eder Militao pas ndeshjes së fituar në mbrëmjen e së enjtes. Një festë që u zbulua në mënyrë surprizë nha Virginia dhe që shihte praninë e disa vajzave eskortë nga Amerika e Jugut. Këto zëra bezdisën vetë Militaon që u përpoq të sqaronte gjithçka përmes një postimi në “Instagram”.
“Duke parë spekulimet e fundit dhe akuzat që qarkullojnë onlinë mbi mua, dua të qartësoj se të gjitha informacionet e publikuara për mua janë false dhe të pabaza-lexohet në postimin e futbollistit-në këtë moment jam totalisht i përqendruar në procesin e riaftësimit nga dëmtimi që më la jashtë Botërorit të 2026 dhe po i dedikoj të gjithë vëmendjen familjes sime, në mënyrë të veçantë bashkëshortes sime që është shtatzënë’.
Militao e vijoi më tej deklaratën e tij”
“Rrëfej se jam trembur nga e gjithë kjo situatë, kam arritur në atë pikë sa praktikisht nuk dal nga shtëpia kur nuk është bashkëshortja ime, pikërisht për shkak të impaktit që këto akuza të pabaza kanë pasur. Dua të nënvizoj se, nëse ka akuza konkrete që kanë të bëjnë me mua, duhet të bëhen me prova reale dhe jo vetëm supozime, gjykime të nxituara apo narrativa të krijuara online”.



