Kush është një ndjekës i rregullt i filmave dhe projekteve të reja në botën e kinematografisë e ka marrë vesh se së shpejti filmi i ri i Barbie do të publikohet. Sigurisht që traileri i tij është publikuar dhe lista e aktorëve dhe pamjet e tyre por fansat mezi po presin filmin.
Së fundmi paneli i Warner Bros kanë ndarë disa lajme interesante në lidhje me filmin e Greta Gerwig “Barbie”. Traileri që u publikua bëri të ditur se përveç Margot Robbie dhe Ryan Gosling, të cilët janë në role kryesore, ka edhe aktorë të tjerë të famshëm pjesë të kasitit.
Traileri ofroi pamje ekskluzive, ku u zbulua se super ylli i WWE John Cena do të ishte gjithashtu pjesë e filmit. Tema rreth të cilës lidhet filmi ka të bëjë me një konflikt të madh, midis të gjitha varianteve që kukullat Barbie dhe Ken kanë. Të githa këto variante jetojnë në ‘Barbie Land’ ku ka çudira të ndryshme, e një ndër to është edhe roli që John Cena ka.
Cena do të jetë Keni në rolin e një sirene me flokë të gjatë i cili pritet të luaj krahë për krahë me këngëtaren e famshme Dua Lipa. Dua gjithashtu do të jetë në rolin e një sirene, si dhe do të ketë një këngë të kompozuar enkas për këtë film. Për më shumë detaje sigurisht që do të presim filmin dhe të gjitha pyetjet aty do të marrin fund.