Prej disa kohësh Belen Rodriguez ndodhet në një moment të vështirë, e pranë saj ka qëndruar ish-partneri Stefano De Martino. Ai ka treguar edhe një herë se lidhjet e vërteta nuk zhduken plotësisht, edhe pas një ndarjeje.

Moderatori i njohur italian është fotografuar nga paparaci duke e shoqëruar ish-bashkëshorten në shtëpi, pas periudhës së saj të vështirë shëndetësore.

Fotot e publikuara nga mediat italiane tregojnë një Stefano të qetë dhe të kujdesshëm pranë Belen, nënës së djalit të tyre Santiago. Edhe pse prej kohësh kanë ndjekur rrugë të ndryshme në jetën personale, duket se mes tyre vazhdon të ekzistojë një lidhje e fortë njerëzore dhe emocionale.

Stefano ka qenë pranë Belen që në ditët pas shtrimit të saj në spital, duke i ofruar mbështetje në një periudhë delikate. Ai e ka ndihmuar të përballet me pasiguritë dhe frikërat që ajo ka kaluar së fundmi.

Belen, e njohur për karakterin e saj impulsiv dhe emocional, ka folur shpesh për vështirësitë personale dhe presionin e jetës në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, Stefano duket se ka fituar më shumë qetësi dhe maturi me kalimin e viteve.

Pas përmirësimit të gjendjes së saj, Rodriguez është rikthyer gradualisht në rrjetet sociale, duke publikuar momente me vajzën e saj, Luna Mari, dhe duke treguar se po përpiqet të rifitojë ekuilibrin në jetën personale dhe familjare.

Pranë saj vazhdon të jetë edhe mikja dhe menaxherja e saj historike, Antonia Achille, me të cilën Belen është parë së fundmi në një drekë pune dhe miqësie.