Dy reperët e njohur nga Kosova, Getinjo dhe Mozzik, janë përfshirë së fundmi në një aksident rrugor.

Ka qenë vetë Getinjo, ai që ka bërë të ditur lajmin për publikun. Përmes një postimi në “Instastory”, reperi tregon se si është bërë makina e tyre.

Nga fotografia vihet re se pjesa e pasme që është dëmtuar si pasojë e aksidentit.

“Për msysh”, ka shkruar Getinjo në foton në fjalë, duke lënë të kuptohet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.