Temperaturat e larta duket se po inkurajojnë njerëzit që të dalin të stërviten jashtë. Por teksa shëtisni nëpër parqe, sigurisht që nuk prisni që të hasni në dikë që ushtrohet krejtësisht nudo.

Një grua ka arritur që të ‘rrisë temperaturat’ këtë javë, teksa u zhvesh dhe doli për të bërë joga në natyrë.  

Ajo është Denise Rocha, e cila njihet për fotografitë e saj seksi në llogarinë në “Instagram”.

Bukuroshja bjonde që njihet gjithashtu si një nga avokatet më “hot” në rrjetet sociale, u zhvesh e gjitha dhe realizoi fotot nudo. Në imazhet në fjalë, ajo shfaqet duke bërë poza të ndryshme dhe iu drejtua fansave duke u thënë se ‘trupi i saj është një tempull’.

“Unë jam praktikuese dhe e di sa mirë është për mirëqenien tonë. Është gjithashtu fantastike për aspektet e tjera që ka joga e bërë nudo. E keni dëgjuar? Ndihemi më lirë pa rroba. Praktikoni dhe më tregoni se si ishte përvoja”, ka thënë Denise.