Luiz Ejlli u shpall mbrëmjen e djeshme fituesi i sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, duke marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Megjithatë, edhe pse spektakli i mbrëmshëm ishte një natë e gjatë, e mbushur me emocione, këngëtari duket se nuk ka ndjerë aspak lodhje. Ai është nisur direkt për në Shkodër, vendlindjen e tij, teksa nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e tij, që e kanë ndaluar për të bërë foto.

Madje, një pronar dyqani ka shpërndarë pamjet e kamerave të sigurisë, duke treguar se Luizi kishte vizituar dyqanin e tij.