“Raporti me Keisin nisi me naivitetin më të madh dhe kjo është gjëja më e bukur”. Kështu është shprehur Krist Aliaj në rrëfimin e tij për “Big Brother VIP 2”.
Teksa po fliste për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Kristi nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-banoren, Keisi Medini, me të cilën nisi një romancë dhe që përfundoi shumë shpejt.
Kristi ka treguar se kur ka hyrë babai i saj, Sabiani, ai ka menduar që të largohet që të shpëtojë këngëtarin, Keisin dhe veten.
“Raporti me Keisin mbaj mend që nisi me naivitetin më të madh dhe kjo është gjëja më e bukur. Shumë jorealiste në atë moment se thashë nuk kisha fare interes të lidhesha romantikisht, por ja që ndodhi.
Këtu ka qenë Kristi më konfuz, pa fjalë në gojë dhe këtu thashë do dal. Do dal jo të shpëtoj veten, por duhet të dal të shpëtoj babain që erdhi i merakosur, duhet të shpëtoj Keisin dhe vetveten. Jam shumë krenar për mënyrën që kam jetuar këto muaj, për gjërat që kam kaluar këtu. Kur shikoj këto imazhe, mënyrën se si i kam përballuar, jam vërtetë shumë krenar”, ka rrëfyer Kristi.