Princi George ka nisur zyrtarisht studimet në Eton College, duke ndjekur kështu traditën familjare të babait të tij, Princit William, dhe xhaxhait, Princit Harry. 13-vjeçari do të jetë konviktor në institucionin 586-vjeçar.

Në ditën e parë, George mbërriti në shkollë i shoqëruar nga prindërit e tij, William dhe Kate, ku u prit nga drejtori i Eton, Simon Henderson. Shkolla ka arsimuar ndër vite 20 kryeministra britanikë dhe konsiderohet ndër institucionet më elitare në vend.

Princi i ri u shfaq me xhaketë të errët, këmishë, kravatë dhe pantallona chino, ndërsa gjatë ceremonisë së mirëseardhjes familja mbretërore u takua edhe me drejtues të tjerë të kolegjit.

Pas pritjes, George u shoqërua drejt ambientit ku do të qëndrojnë nxënësit e vitit të parë.

Kate u pa duke vendosur dorën në shpinën e djalit të saj në një gjest mbështetës, ndërsa William dhe Kate pritet ta ndihmojnë të sistemojë dhomën e tij në konvikt.

Eton College u themelua në vitin 1440 nga Mbreti Henry VI, ndërsa tarifat vjetore pritet të arrijnë deri në 63 mijë paund. Në këtë shkollë kanë studiuar më parë figura të njohura të politikës, artit dhe kulturës britanike.