Futbollisti i njohur, Jack Grealish, është kthyer në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe jo për arsye sportive.
“The Sun” ka publikuar imazhe të mesfushorit anglez në një gjendje të sikletshme i rënë në karrige në një bar rooftop në Manchester, ndërsa miqtë e tij mundoheshin ta zgjojnë.
Sipas tabloidit anglez, incidenti në fjalë ka ndodhur më 25 prill, kur Grealish doli pasdite me miqtë në lokalin “Stories” në Manchester.
Ndërkohë dipas dëshmitarëve të cituar nga media në fjalë, futbollisti 30-vjeçar kishte pirë tepër gjatë sesionit të pasdites, derisa u fotografua i fjetur në karrige foto që shpejt u bënë virale në rrjetet sociale.

E gjitha kjo ndodh ndërkohë që Grealish është jashtë fushave që prej 18 janarit, pas një frakture stresi të pësuar gjatë ndeshjes kundër ish-klubit të tij Aston Villa. Mesfushori anglez është me huazim te Everton nga Manchester City dhe ka mbyllur sezonin para kohe, duke lënë pas 22 paraqitje me 2 gola dhe 6 asiste.
Nuk është hera e parë që Grealish përfundon në titujt e gazetave për sjellje jashtë fushave lojtari ka një histori të njohur publike të incidenteve të ngjashme gjatë karrierës së tij.



