Princi Harry dhe miku i tij më i mirë, Nacho Figueras, kanë treguar se çfarë bëjnë saktësisht kur janë larg grave të tyre… Ata bëjnë pazar për to!

Dy miqtë kanë hyrë së fundmi në një dyqan dhuratash, i cili duke se shiste sende shtëpiake si çanta shpine dhe pantofla. Ishte Nacho, ai që ndau me ndjekësit e tij një fotografi në “Instagram”.

“Ne po bëjmë blerje për gratë tona,” shkroi lojtari argjentinas i polosit, duke shtuar: “Faleminderit shumë Tokio për mikpritjen dhe mirësinë tuaj bujare ndaj nesh. Dhe sigurisht, për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”.

Ndërkohë kujtojmë se Princi Harry është i martuar me ish-aktoren, Meghan Markle dhe Nacho me një biznesmene të njohur.

Në foton, e cila u postua, Harry shfaqet i veshur një këmishë të zezë me mëngë të kombinuara me xhinse të errëta dhe një palë syze dielli aviator.