
Një tjetër ditë, një tjetër pamje transparente nga Rita Ora, e cila në Festivalin e Filmit në Venecia vendosi të na tregojë “brendësinë” e botës së saj dhe ia doli mirë me pamjet e saj të shumta dhe të ndryshme.
Rita Ora ka shkëlqyer në Festivalin e Filmit në Venecia. Këngëtarja e famshme shqiptare ka rrëmbyer gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, ku u shfaq me një fustan transparent.
View this post on Instagram
Ylli i muzikës u shfaq në tapetin e kuq në AmfAR Gala 2023 e veshur me një fustan të krijuar nga Stephane Rolland. E gjithë veshja ishte mjaft elegante dhe interesante.
Ora zgjodhi të kombinonte fustanin e tejdukshëm me një ‘body’ nudo dhe një rrip diamanti, i cili kalonte përmes fustanit. Elementi i madh i bardhë në pjesën e përparme të fustanit dhe bishti i madh transparent i dhanë një notë të frikshme, eterike, por shumë në modë.

Këngëtarja e muzikës pop e kompletoi kombinimin e saj me një palë sandale të larta me platformë dhe një varëse me diamant spirale ose gjarpëri.










