Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit një moment të frikshëm që i ka ndodhur teksa po ecte në rrugë. Përmes një postimi në Instastory, Françeska ka publikuar foton e një pusete të hapur në mes të trotuarit, pa asnjë mbulesë apo shenjë paralajmëruese.

Ajo ka treguar se për pak nuk përfundoi brenda saj, teksa shkak për momentin e rrezikshëm ishte shpërqendrimi nga telefoni. “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”, ka shkruar Françeska me humor, duke publikuar edhe foton ku këmbët e saj shihen vetëm pak centimetra larg pusetës së hapur.

Pavarësisht frikës së momentit, Françeska fatmirësisht nuk pësoi dëmtime dhe situata kaloi pa pasoja të rënda.