Aktorja e famshme amerikane, Andie MacDowell, ka marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë.

Teksa shumë kolege të 65-vjeçares ndjekin trendet e fundit, ajo u shfaq e thjeshtë me flokët e saj të thinjura.

MacDowell më herët ka zbuluar se gjatë karantinës kishte vendosur që të mos lyente më flokët. Ajo donte ta pranonte veten ashtu siç është.

Për premierën e filmit “The Old Oak” në Festivalin e Kanës, ajo zgjodhi një krijim të stilistes italiane, Alberta Ferretti, ndërsa paraqitjen e kompletoi me grim të thjeshtë.

Disa nga komentet e fansave ishin: “Ti je frymëzim për shumë gra”, apo “Ajo është prova se bukuria nuk varet nga mosha”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alberta Ferretti (@albertaferretti)

Pak muaj më parë, në një bisedë me gazetaren Katie Couric, Andie tha se është lodhur duke u përpjekur të duket e re. Aktorja u shpreh asokohe:

“Është e vështirë të jesh person i moshuar duke u përpjekur të jesh i ri. Duhet shumë përpjekje. Nuk mundem. Plakja është një realitet dhe nuk mund të ndalet. Do të ndodhë”.