Vinicius Junior ka marrë një tjetër goditje. Pas një sezoni aspak të mirë me Real Madrid, ku madrilenët mbetën pa trofe madhor, sulmuesi brazilian po përballet me një moment të vështirë në jetën e tij personale.
Mediat e huaja shkruajnë se partnerja e tij, Virginia Fonseca, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka konfirmuar ndarjen e tyre.
Sipas mediave, partnerja e tij, modelja braziliane Virginia Fonseca, ka konfirmuar ndarjen përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e saj, modelja braziliane thekson se i ishte përkushtuar plotësisht lidhjes, por kishte zgjedhur që t’i jepte fund marrëdhënies në mënyrë të qetë dhe me respekt të ndërsjellë.

“Kur diçka nuk ka më kuptim, preferoj të kem pjekurinë për ta mbyllur marrëdhënien në mënyrë miqësore, sesa të vazhdojmë vetëm për hir të qëndrimit bashkë”, shkroi Virginia, duke i uruar futbollistit të famshëm lumturi dhe sukses në të ardhmen.
Ndarja duket se ka ardhur pa tensione mes palëve, ndërsa ylli brazilian tashmë pritet të fokusohet te angazhimet e ardhshme sportive dhe te Kampionati Botëror, ku do të paraqitet si beqar.



