Aktorja e famshme, Hayden Panettiere, ka bërë së fundmi një rrëfim të fortë dhe emocional mbi betejën e saj me depresionin pas lindjes. 36-vjeçarja ka zbuluar se gjendja e saj u përkeqësua deri në pikën ku konsumonte alkool menjëherë sapo zgjohej për të funksionuar gjatë ditës.
“This Is Me: A Reckoning” është libri i aktores, ku ajo tregon për përvojën e vështirë pas lindjes së vajzës së saj, Kaya Klitschko, përfshirë një lindje me operacion cezarian që u komplikua me infeksion në mitër dhe nevojën për shtatë transfuzione gjaku.
Në një intervistë të re në “CBS Mornings”, Panettiere i tha Gayle King se ka patur një ‘shtatzëni të mrekullueshme’ që e lejoi të ‘punonte gjatë gjithë shtatzënisë së saj’. Por sipas saj, gjërat morën një kthesë të rrezikshme kur erdhi koha për të lindur.
“Pata një lindje vërtet të vështirë deri në atë pikë sa pothuajse nuk ia dola dot mbanë”, i tha Panettiere King gjatë diskutimit të tyre.
Ndërsa Kaya ishte e shëndetshme pas lindjes së vështirë, ishte Hayden ajo që luftoi jashtëzakonisht me depresionin pas lindjes. Edhe pse dëshironte me gjithë shpirt të ishte e lumtur, thjesht nuk mundi t’a realizonte.
36-vjeçarja rrëfen se periudha pas lindjes ishte emocionalisht shumë e rëndë dhe se e pati të vështirë të krijonte lidhje me vajzën në javët e para, një ndjesi që e tronditi thellë.

Sipas aktores, një moment lehtësimi dhe identifikimi erdhi kur dëgjoi një nënë tjetër të pranonte se kishte përjetuar të njëjtën vështirësi në lidhjen me fëmijën, gjë që e bëri të ndihej përkohësisht “e kuptuar”, por më pas e shtyu drejt alkoolit si mekanizëm arratisjeje.
Panettiere tregon se fshehte shishe alkooli nga ish-partneri i saj Wladimir Klitschko dhe konsumonte pije gjatë gjithë ditës, ndërsa jeta e saj personale dhe profesionale filloi të shpërbëhej ngadalë.
Edhe pasi kaloi një periudhë të shkurtër abstinence në trajtim, kthimi i saj në xhirimet e serialit “Nashville” i riktheu ankthin dhe e shtyu sërish drejt alkoolit.
Në fund, aktorja pranon se situata doli jashtë kontrollit deri në atë pikë sa vendosi të hynte në rehabilitim për rreth tetë muaj, në përpjekje për të rimarrë kontrollin mbi jetën e saj dhe për të luftuar varësinë.
Vajza e Panettiere me ish-të fejuarin, Wladimir Klitschko, është tani 11 vjeç. E bija jeton në Ukrainë dhe aktorja zbuloi se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.
“Jam shumë e bekuar që kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Unë shkoj atje sa më shumë që mundem. Jam në ‘FaceTime’ me të gjatë gjithë kohës. Ajo tani është 11 vjeçe dhe po e thërret mamin gjithnjë e më shpesh”, ka treguar aktorja e famshme.



