Georgina Rodriguez ende po mësohet me jetën në Arabinë Saudite, ku tani Cristiano Ronaldo po luan për ekipin e Al Nassr. Ajo gjithmonë ka ndarë eksperiencat e saj me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve u përfshinë në një detaj në postimin e saj të fundit.

Ajo ndau një postim në Instagram që përmban shtatë foto pas një dite jashtë.

Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që takova sot, një ditë kaq e mrekullueshme pune.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Interesant i postimit ka qenë fakti se modelja është parë që mbante në dorë një orë Casio.Kjo markë ore u përfol nga të gjithë kur Shakira publikoi ‘BZRP Music Sessions #53’ me Bizarrap, në të cilën ajo thumboi ish-in e saj Gerard Pique.

Në këngë kishte një rresht në të cilin kolumbiania i referohej Pique-s duke e lënë atë për Clara Chia-n si “të ndërrosh një Rolex për një Casio”. Tani, shumë nga ndjekësit e Georgina Rodriguez besojnë se vendimi i saj për të pozuar me një orë Casio nuk është rastësi.

Ata mendojnë se kjo është mënyra e saj për t’i treguar botës mbështetjen e saj për Gerard Pique në ndarjen e tij nga Shakira. Duke qenë se Casio e Georgina Rodriguez besohet se kushton vetëm 26 euro, duket se ajo e ka vendosur për një arsye.