Klea Huta ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku nuk u shpëtoi pyetjeve në lidhje me “Big Brother VIP2”.
Moderatorja e njohur, Bieta Sulo, e pyeti për ngjarjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipri që e ka mërzitur më shumë.
Pa u munduar shumë ajo përmendi menjëherë momentin kur Luiz Ejlli u bullizua kolektivisht nga banorët pas gënjeshtrës për sëmundjen e rëndë.
“Ai ishte gjesti më i shëmtuar ndonjëherë që kisha parë në TV”, tha ndër të tjera Klea.
Vlen të përmendim se ajo e kishte me shumë dëshirë të bëhej pjesë e këtij formati, por nuk gjente guximin të merrte një hap të tillë.