Mbrëmjen e djeshme ishte Amos Muji Zaharia, banori që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. teksa gjithë banorët, përveç Kristit, ishin në nominim, publiku vendosi që të nxirrte nga “Big Brother VIP2” pikërisht aktorin.

Eliminimi i Amosit ka ‘dëshpëruar’ Olta Gixharin dhe Dea Mishel, të cilat kanë qarë. Madje aktorja e njohur shpërthej në lot dhe u duk se ishte shumë e mërzitur.

Në një kohë kur loja gjithnjë e më shumë behej e fortë, Olta kishte shumë nevojë për Amosin në shtëpi. Kjo pasi, pjesëtarët e tjerë të grupit të saj, nuk e mbrojnë atë, ashtu si Amosi.

Por nga ana tjetër, Teksa grupi i Oltës ishte i mërzitur nga largimi i aktorit, Luiz Ejlli po këndonte. Me siguri këngëtari i njohur e shijoi këtë moment, pasi edhe Gixharit iu largua një banor që e kishte në anën e saj.