Një faqe e re historie është shkruar në këtë Kampionat Botëror dhe protagonisiti i radhës është Ismael Saibari. Mesfushori 25-vjeçar ka shënuar zyrtarisht golin më të shpejtë të turneut deri më tani, duke ngritur peshë shkallët e stadiumit.
Atij i kanë mjaftuar vetëm 71 sekonda pas fërshëllimës së parë të arbitrit për të dërguar topin në rrjetë. Ky realizim i rrufeshëm jo vetëm që e fut 25-vjeçarin në librat e rekordeve të këtij Botërori, por dëshmon agresivitetin dhe përqendrimin maksimal që në frymëmarrjen e parë të ndeshjes. Një “shok” i vërtetë për kundërshtarët që e panë veten në disavantazh përpara se të nxehnin mirë muskujt në fushën e blertë.
Ndërkaq, SHBA duket e pandalshme në këtë start të Botërorit. Skuadra e trajnerit Pochettinos ka arritur të mposhtë pastër Australinë me dy gola në pjesën e parë dhe të sigurojë kualifikimin në fazën e 1/16-ave. Ishte një ndeshje që nisi dhe vijoi me dominimin e vendësve, të cilët duket se kanë ardhur në formën më të mirë në këtë eveniment. Goli parë erdhi shpejt, me një autogol të australianëve.



