Disa ditë pasi shprehu dashurinë e tij për Hitlerin, Kanye West është rikthyer me deklarata të tjera antisemite dhe provokuese.
Reperi u takua me themeluesin e Proud Boys, Gavin McInnes (një organizatë amerikane e ekstremit të djathtë, neofashiste, nacionaliste dhe vetëm meshkuj në SHBA) u bëri thirrje hebrenjve që të “falnin Hitlerin”.
West u shfaq me një maskë të zezë që i mbulonte fytyrën. Ish-burri i Kim Kardashian filloi një sulm ndaj komunitetit hebre në lidhje me “reputacionin” e Hitlerit, ndërsa ai nuk hezitoi ta krahasonte abortin me “gjenocid”.
Pasi përsëriti teorinë e konspiracionit se “hebrenjtë kontrollojnë shumicën e mediave, së bashku me bankat, së bashku me pronat e paluajtshme, së bashku me qendrat tregtare”, ai shtoi: “Hebrenjtë nuk arrijnë të më thonë se kë mund të dua dhe kë nuk mundem.. Ju nuk mund t’ia impononi dhimbjen tuaj kujtdo. Hebrenjtë duhet ta falin Hitlerin sot.”
Ndërsa pjesën më të madhe të intervistës e kalon duke sulmuar komunitetin hebre dhe gratë që nuk kanë lindur para moshës 30-vjeçare, West e përfundon intervistën duke deklaruar dashurinë e tij për të gjithë.