Aktorja dhe ish-mbretëresha e bukurisë Natalie Ng Man-yan ndërroi jetë pas një beteje dyvjeçare me sëmundjen, duke lënë pas dy vajza dhe mijëra ndjekës që e mbështetën gjatë rrugëtimit të saj. Ish-Miss Hong Kong dhe aktorja Natalie Ng Man-yan ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare, pas një beteje të gjatë dyvjeçare me kancerin e gjirit. Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj.

Natalie ishte nënë e dy vajzave, të cilat tashmë po kujdesen nga ish-bashkëshorti i saj. Në një mesazh prekës në rrjetet sociale, familjarët e përshkruan atë si krenarinë e tyre dhe një grua që luftoi me guxim deri në fund. Gjatë gjithë periudhës së trajtimit, Natalie zgjodhi të ndante me publikun përvojën e saj me sëmundjen, duke informuar ndjekësit për çdo etapë të trajtimeve dhe sfidat që përballonte. Qëndrimi i saj pozitiv dhe mesazhet frymëzuese u kthyen në një burim force për shumë persona që përballeshin me të njëjtën diagnozë.

Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua në muajt e fundit pasi zhvilloi pneumoni dhe grumbullim lëngjesh në zgavrën e kraharorit, çka detyroi mjekët të ndërprisnin trajtimin me kimioterapi.