Aktori i famshëm, Sam Neill, i cili humbi jetën të hënën në një spital në Sydney, vdiq si pasojë e pneunomisë. Kështu ka konfirmuar agjenti i tij.

I njohur më së shumti për rolet në Jurassic Park e Peaky Blinders, familja e përshkroi vdekjen e 78-vjeçarit si “të papritur për të gjithë”.

Në prill të këtij viti, Neill kishte bërë të ditur se po shërohej pasi vite më parë ishte diagnostikuar me Limfoma Non-Hodgkin (NHL), një lloj kanceri i gjakut, por “nuk ishte me shenja të kancerit” në momentin e vdekjes.

“Sam ndërroi jetë nga pneumonia. Para se të sëmurej, ai kishte luftuar me guxim dhe kishte mposhtur limfomën falë një trajtimi të ri të quajtur terapia CAR-T. Vitin e kaluar, Neill kishte xhiruar katër projekte njëri pas tjetrit, që do të publikohen muajt në vijim”.

Lajmi për vdekjen e Neill-it solli reagime të shumta. Gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada, grumbulloi mbi 150 role në film dhe televizion. Sam Neill la pas katër fëmijë dhe tetë nipër e mbesa.