Aktori i famshëm i kinematografisë, Robert De Niro, humbi tragjikisht nipin 20-vjeçar, Leandro De Niro Rodriguez. Vetëm pak ditë më parë, ai ka reaguar me anë të një deklarate të publikuar nga “Los Angeles Times” duke shprehur këto fjalë:
“Jam i pikëlluar për vdekjen e nipit tim të dashur Leo. I vlerësojmë shumë njerëzit që shprehën ngushëllimet e tyre. Ne po kërkojmë privatësi për të mbajtur zi për Leon”.
Vajza e fituesit të çmimit Oscar, Drena njoftoi në “Instagram” se djali i saj vdiq nga droga që dikush i shiti, e cila përmbante fentanil. Ajo shkroi se:
“Dikush i ka shitur pilula me fentanil, pilula që e dinin se ishin drogë, por gjithsesi ia shitën. Për të gjithë këta njerëz që ende ankohen për shitjen dhe blerjen e këtyre llojeve të drogës, djali im është zhdukur përgjithmonë”.
Drena është vajza e adoptuar e De Niros nga martesa e tij me aktoren Diane Abbott.