Aktori i famshëm, Robert De Niro, ka humbur tragjikisht nipin 20-vjeçar, Leando De Niro Rodriguez. Lidhur me këtë ngjarje të trishtë, 79-vjeçari ka reaguar së fundmi përmes një deklarate të publikuar nga “Los Angeles Times”.
“Jam i pikëlluar për vdekjen e nipit tim të dashur Leo. I vlerësojmë shumë njerëzit që shprehën ngushëllimet e tyre. Ne po kërkojmë privatësi për të mbajtur zi për Leon”, ka thënë aktori i famshëm i Hollywood-it.
Ndërkohë kujtojmë se lajmin për vdekjen e të riut e bëri të ditur vajza e madhe De Niros, nëna e 20-vjeçarit. Ajo bëri një postim në rrjetet sociale, ku shprehte dhimbjen e madhe.
Drena është vajza e adoptuar e De Niros nga martesa e tij me aktoren Diane Abbott. Së fundmi u konfirmua se aktori i famshëm është bërë sërish baba, këtë herë në moshën 79-vjeçare.
Megjithatë, lajmi i aktorit ka marrë shumë reagime të diskutueshme nga publiku, i cili mendon se ai mund të jetë shumë i vjetër për të rritur siç duhet një fëmijë.