Debbi Wood u cilësua nga mediat britanike në vitin 2013 si “gruaja më xheloze në botë”. Ajo jetonte në Leicester të Anglisë me bashkëshortin e saj, Steve, të cilit i kontrollonte telefonin, mesazhet dhe llogaritë bankare. Madje, sa herë që Steve kthehej në shtëpi, duhej t’i përgjigjej pyetjeve në një test poligrafi, pasi Debbi kishte blerë një makinë të zbulimit të gënjeshtrave. Gjithçka nisi pasi ajo zbuloi se Steve kishte takuar një tjetër grua në periudhën kur ata sapo kishin nisur lidhjen.
Më vonë, mjekët e diagnostikuan Debbin me sindromën e Otellos, një gjendje e rrallë e karakterizuar nga bindja e fortë dhe e vazhdueshme se partneri po e tradhton. Ajo u diagnostikua gjithashtu me çrregullim bipolar dhe dismorfi trupore.


