Këngëtarja e famshme, Lizzo, është paditur nga tre ish-balerinat e saj për ngacmim seksual si dhe krijimin e një mjedisi pune armiqësor.

Sipas mediave të huaja, padia përfshin akuza për ngacmim seksual, fetar dhe racor, diskriminim, sulm. Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez janë ish-balerinat që kanë ngritur padinë ndaj yllit të muzikës pop.

Padia, e ngritur në Los Angeles, përfshin pretendimet se balerinat ishin të detyruara të duronin sjellje denigruese seksuale dhe u vunë nën presion për të marrë pjesë në shfaqje seksi midis 2021 dhe 2023.

Gjithashtu në pretendimet kundër këngëtares së famshme, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson, janë se ajo “i bëri presion Davis të prekte gjoksin” e një interpretuesi në një klub nate në Amsterdam.

Lizzo është gjithashtu e akuzuar, së bashku me koreografin Tanisha Scott, për komente denigruese ndaj balerinëve gjatë turneut.

3 ish-balerinat e saj gjithashtu pretendojnë se këngëtarja dhe ekipi i kompanisë së prodhimit nuk i kanë paguar ata në mënyrë të drejtë gjatë turneut evropian të këngëtares.

 Ato pretendojnë se u është ofruar vetëm 25% e pagës së tyre javore kompensuese gjatë kohës që nuk performonin në turne, ndërsa interpretuesit e tjerë morën 50% dhe ato gjithashtu pretendojnë se u ishte thënë të mos punonin në projekte të tjera gjatë turneut.