Moderatorja e njohur, Lei Kraja, ishte e ftuar ditën e djeshme në “Fun Club” ku e cilësoi veten si ‘luizatore’. Ajo ka zbuluar se është fanse e Luiz Ejllit, konkurrent në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania2”.

Madje moderatoja e emisionit, Megi Pojani, vuri re dhe sytë e Leit, ku sipas saj i shkëlqejnë kur flet për Luizin.

“E para Big Brother është një drogë për të gjithë”, tha Lei.

“E shofim Luizin që sjell alegri nëpër shtëpi, gëzim, gallatë, ka ndjekur një taktikë tjetër”, u shpreh moderatoja.