Një çift që ka një diferencë të madhe në gjatësi ka treguar se janë mjaft mirë bashkë pasi “të kundërtat tërhiqen”. Por Brooke Dostillio dhe Dylan Painter, pyeten ‘gjatë gjithë kohës’ nëse kanë probleme gjatë seksit.

25-vjeçarja dhe i dashuri i saj 24-vjeçar, u lidhën në janar të vitit 2020, pavarësisht ndryshimit të madh në gjatësi.

Dy të rinjtë kanë treguar se ata shpesh ndalohen në rrugë dhe njerëzit i pyesin nëse Brooke është vërtetë e shkurtër apo Dylan është jashtëzakonisht i gjatë. Dhe e dini si përgjigjen ata? “Është pak nga të dyja”, kanë vendosur që t’u përgjigjen njerëzve kuriozë.

“Ne jemi mësuar shumë me ndryshimin tonë në lartësi. Unë jam aq e shkurtër, kështu që të gjithë janë të gjatë për mua. Dylan është aq i gjatë sa të gjithë janë të shkurtër pranë tij. Prandaj nuk ka shumë rëndësi për ne”, ka thënë studentja nga Filadelfia.

Sipas dy të rinjve, gjatësia e tyre është më ‘tronditëse’ për njerëzit e tjerë kur i shohin jashtë.

“Ata zakonisht komentojnë për ndryshimin tonë në gjatësi, dhe kryesisht i thonë gjëra Dylanit sepse ai është jashtëzakonisht i gjatë. Njerëzit në internet gjithmonë pyesin se si funksionon dhe nëse diferenca e gjatësisë ndryshon intimitetin tonë – gjë që nuk e bën. Por ne thjesht mendojmë se është qesharake, e dinim që nëse do të bënim publike marrëdhënien tonë njerëzit do t’i bënin ato komente”, janë shprehur ata.